Historiku

 Qendra turistike “Panorama” është një ndër komplekeset më të bukura të turizmit malor në Shqipëri. E vendosur në një pozicion të lakmueshëm, në qendër të pikës turistike të Parkut Kombëtar të Dajtit, Panorama ju ofron gjithçka; mikpritje, shërbim të përkryer, ushqim cilësor, ambiente fantastike, akomodim të ngrohtë e mbi të gjitha një pamje spektakolare të një rrezeje të gjatë shikimi, që shtrihet përmbi të gjithë kryeqytetin, e deri në bregdetin e Durrësit. Klima e freskët në pranverë dhe në verë, dëbora në dimër, dhe përgjithësisht natyra e Dajtit, me livadhe të mrekullueshme dhe pyll me ahe e lisa, bimësi dhe lule sipas stinëve, burimet e ujit natyral të pijshëm, e bëjnë ambientin përreth vërtet të dëshirueshëm. Të kaloni momentet e kohës tuaj të lirë apo të organizoni takimet e biznesit tek Panorama, do të thotë t’i dhuroni vetes çaste të vërteta relaksi dhe argëtimi.

Qendra turistike Panorama është vlerësuar me tre çmime ndërkombëtare për cilësinë dhe shërbimin nga kompani prestigjoze të huaja. Paris në vitin 2006 çmimi në Gold kategori për cilësinë dhe shërbimin. New York, në vitin 2007 kategoria e Platinit për shërbim dhe cilësi. Frankfurt, në vitin 2007, çmimi Harku i Europës në Diamant. Panorama gjithashtu ka marrë pjesë në panaire të ndryshme të organizuara në Shqipëri duke bërë prezent gatimet tradicionale shqiptare e duke u vlerësuar me çertifikatë nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe K.A.SH.