Hyrje
Qendra turistike “Panorama” është një ndër komplekeset më të bukura të turizmit malor në Shqipëri. E vendosur në një pozicion të lakmueshëm, në qendër të pikës turistike të Parkut Kombëtar të Dajtit, Panorama ju ofron gjithçka; mikpritje, shërbim të përkryer, ushqim cilësor, ambiente fantastike, akomodim të ngrohtë e mbi të gjitha një pamje spektakolare të një rrezeje të gjatë shikimi, që shtrihet përmbi të gjithë kryeqytetin, e deri në bregdetin e Durrësit. Klima e freskët në pranverë dhe në verë, dëbora në dimër, dhe përgjithësisht natyra e Dajtit, me livadhe të mrekullueshme dhe pyll me ahe e lisa, bimësi dhe lule sipas stinëve, burimet e ujit natyral të pijshëm, e bëjnë ambientin përreth vërtet të dëshirueshëm. Të kaloni momentet e kohës tuaj të lirë apo të organizoni takimet e biznesit tek Panorama, do të thotë t’i dhuroni vetes çaste të vërteta relaksi dhe argëtimi.
-AKOMODIMI-
Një hotel i vogël e i këndëshëm, me 7 dhoma me pamje nga qyteti, ju ofron mundësinë të pushoni ngrohtësisht, duke përfituar shërbime të shumta të një stafi profesional. Gjithashtu akomodimi ju ofrohet edhe në dhoma druri, në formë viletash për 2 persona, në 4 të tilla me pamje nga qyteti dhe nga mali. Çmimet e dhomave janë 4000 lekë me mëngjes të përfshirë. Check-in i dhomave bëhet në orën 11.00 të ditës së nesërme. Por ju mund të preferoni gjithashtu edhe një dhomë për një pushim 2-3 orë me një pagesë prej 2000 lekë. Shërbimi me ushqimet në dhoma kryhet me 5% mbi çmimin e ushqimit.
Albanian